Galiani: Roma-Milan, më e mira e Serisë A
Të shtunën në mbrëmje në “Olimpiko” do të përcaktohet kundërshtari i vërtetë i Interit në luftën për titullin kampion dhe sipas numrit dy të klubit nga Milano, në nivel estetik, kjo sfidë është maksimumi që futbolli italian mund të ofrojë në ditët e sotme.
Fusha e stadiumit “Olimpiko” nuk do të ndriçohet dot nga dy perj yjeve më të shndritshën të skuadrëve përkatëse: nga njëra anë Françesko Toti dhe nga ana tjetër Aleksandre Pato (të dy të dëmtuar). Për Galianin, mungesa e tyre do të ulë disi spektaklin e përballjes.
“Pato është një kampion i madh dhe mungesa e tij do krijojë disa probleme. Shpresojmë të rikthehet për Mançesterin. Gjithsesi, Milani dhe Roma janë dy skuadra që luajnë futboll të bukur dhe të dy tifozeritë do kënaqen të shtunën”, theksoi drejtuesi kuqezi.