ëndrra e Vengerit quhet Felipe Melo
Numri një i stolit të “Topçinjve” ka zbuluar se ekipi i tij ishte i interesuar për numrin 4 të “Zonjës” edhe në merkaton e verës së kaluar. “Felipen e vëzhguam në miqësoren midis Brazilit dhe Italisë në “Emirates Stadium”, ku ai bëri një paraqitje fantastike. Por ai shkoi te Juventusi, ku nuk po e gjen dot veten”, theksoi tekniku francez.
Më tej ai nuk i kurseu fjalët e mira në drejtim të ish-mesfushorit të Fiorentinës, duke shtuar se skuadra e Premier Ligës është ende duke e vëzhguar futbollistin e kombëtares braziliane: “Mendoj se ai është shumë i talentuar dhe së bashku me Xhilberto Silvën, Brazili ka një mesfushë shumë të mirë”.