Suedi, dhjetra anije bllokohen në akull
Autoritetet detare suedeze njoftuan se 30 nga 40 anijet me pasagjerë në ujërat e detit Balltik mbeten të bllokuara në akull.
Lajmi u njoftua nga zëdhënësi i marinës suedeze në Goteborg i cili sqaroi se pjesa më e rrezikshme për lundrim mbetej arkipelagu i Stokholmit dhe ujërat pranë ishullit finalandez Aland.
Mes anijeve të bllokuara ndodhet njëra me 753 pasagjerë dhe 190 anëtarë të ekuipazhit. Ndërkohë që grupet e shpëtimit kanë nisur punën për evakuumin e pasagjerëve më të rrezikuar.