Juve, mbretëresha e merkatos, 6 blerje për një ekip kampion
TIRANE-Nëse kampionati italian do të niste sot, Juventusi do të ishte padyshim favoriti kryesor.
Skuadra torineze ka përfunduar sot dy blerjet e fundit, ato të Lusio e Pogba, ndërsa drejtori i përgjithshëm Bepe Marota është në pritje të “goditjes” së madhe, që duket se do të jetë Robin Van Persi ose Luis Suarez.
Pas blerjes së Xhovinkos, Islas e Asamoas, Marota i ka shtuar ekipit të Kontes edhe emrat e Lusios e të riut Pogba në mbrojtje, pa harruar portierin Leali, një nga të rinjtë më të mirë në qarkullim.
E megjithatë, të gjithë janë në pritje të goditjes së madhe, që duket se do të vijë. Van Persi ka deklaruar dje se nuk ka ndërmend të rinovojë, duke iu dhënë një sinjal të qartë bardhezinjve, të cilët ndjekin edhe Suarez e Kavanin.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)