Kuvendi nuk do të zhvillojë sot seancën plenare
TIRANE - Kuvendi nuk do të zhvillojë seancën plenare të së enjtes. Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e Parlamentit, e cila shpjegon se shkak për këtë “shtyrje” është fakti se qeveria ende nuk ka dërguar në Kuvend buxhetin e rishikuar të shtetit, i cili para se të kalojë në seancë plenare duhet të diskutohet në komisionet parlamentare.
Dhe meqënëse në komisione ende nuk ka mbërritur asgjë nga qeveria, në Konferencën e Kryetareve është vendosur unanimisht të mos zhvillohet seanca e nesërme.
(er.nu/news24/BalkanWeb)
Dhe meqënëse në komisione ende nuk ka mbërritur asgjë nga qeveria, në Konferencën e Kryetareve është vendosur unanimisht të mos zhvillohet seanca e nesërme.
(er.nu/news24/BalkanWeb)