Juve mbron titullin, edhe matematikisht kampion
Juventusi edhe matematikisht është kampioni i Italisë. Zonja e Vjetër të dielën pasdite ne Torino mundi Palermon me rezultat 1-0, duke mbrojtur titullin e kampionit. Ishte Arturo Vidal (58) që shënoi golin e fitores për Juven duke i siguruar gjigantit italian titullin e 29-të në tokën italiane.
Torinezët më këtë fitore arrijnë në kuotën e 83 pikëve, 11 pikë më shumë se Napoli që zë vendin e dytë, kur kanë mbetur të zhvillohen edhe tri xhiro deri në fund të këtij sezoni. Ndërkohë, fitore të rëndësishme në këtë fundjave ka shënuar edhe Lazio që në shtëpinë e vet dërrmoi Bolognan me rezultat 6-0.
Ishte sulmuesi gjerman Miroslav Klose hero i kësaj fitore pasi që realizoi pesë gola, kurse një gol për lacialët e shënoi Hernanes. Fitores i është gëzuar edhe Milan që me golin e Mario Balotellit (84) mundi Torinon me rezultat 1-0.
Serie A / java e 35-të
Rezultatet
Milan-Torino 1-0
Catania-Siena 3-0
Genoa-Pescara 4-1
Juventus-Palermo 1-0
Lazio-Bologna 6-0
Parma-Atalanta 2-0
Udinese-Sampdoria 3-1
Sonte takohen:
20:45, Napoli-Inter
Dje
Chievo-Cagliari 0-0
Fiorentina-Roma 0-1
Tabela: Juventus 83, Napoli 69, Milan 65, Fiorentina 61, Roma 58.