E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve mposht Fiorentinën 1-0

Bolonja Skuadra e Juventusit arriti të fitojë këtë fundjavë në përballjen me Fiorentinën me rezultatn e ngushtë 1-0. Protagonisti kryesor i takimit ishte gjyqtari Sakani, i cili i mohoi një gol të rregullt Fiorentinës, dhe nuk akordoi një 11-metërsh të pastër po për këtë ekip. Golin e vetëm për vendasit e Juventusit e shënoi Markisio në minutën e 21-të të pjesës së parë. Në këtë ndeshje u rikthye edhe portieri Bufon, i cili nuk luante prej tre muaj gjysmë për shkak të një dëmtimi që pati pësuar. Në përballjen e së shtunës ai rezultoi vendimtar duke e shpëtoi Juventusin nga disa gola të sigurtë. Fitorja e mban Juventusin në të njëjtin hap me Interin kryesuaes. Juventusi mban vendin e dytë me 43 pikë, tre më pak se udhëheqësit. Fiorentina barazohet në tabelë edhe nga Palermo, e cila arriti një fitore këtë fundjavë përballë Udinezes 3-2. Këto dy ekipe, Fiorentina dhe Palermo, mbajnë vendin e 7-të dhe të 8-të me nga 32 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›