Rikardo Kaka vetëm një hap larg Realit të Madridit
Madrid - Rikardo Kaka është shumë pranë kalimit tek Reali i Madridit. Marrëveshja është arritur parimisht mes drejtuesve të Milanit dhe spanjollëve të Realit. Ngërçi i vetëm në këtë mes është shuma që kërkojnë italianët nga shitja e lojtarit të tyre më të mirë. Reali mund të ofrojë 65 milionë euro, plus një njërin nga futbollistët, Shnajder, Roben, Pepe, Drente, Gago, Guti ose Marçelo.
Por, milanezëve në këto momente u interesojnë vetëm paratë, 80 milionë euro. Këtë shifër aktualisht mund ta ofrojë Abramoviçi dhe Ançeloti për ta marrë tek skuadra e Çelsit.
Mediat italiane dhe ato spanjolle po përcjellin hap pas hapi të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Madrid. Në kryeqytetin spanjoll kanë mbërritur të gjithë, Adriano Galiani, Bosko Leite, dhe natyrisht, pritësi Florentino Perez.
Perez i ofron Kakasë 9 milionë euro në sezon, plus bonuset e mundshme nga fitimi i trofeve. Por, babai i futbollistit kërkon që kjo shifër të shkojë në 12 milionë euro.
Megjithatë, çdo gjë ngec tek kërkesa e Milanit për të përfituar sa më shumë nga shitja e lojtarit të tij.