E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve ne vend te dyte, Torino bie ne Seria B

Milani shkon direkt ne "Champions League", pas fitores qe siguroi ndaj Fiorentines. Kjo e fundit duhet te luaje ndeshje para eliminatore, qe te kualifikohet ne fazen e grupeve. Me Rexhinen, edhe Lecen qe kishin rene me pare, perfundoi ne Seria B, edhe Torino. Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic fitoi titullin kampion me Interin dhe u klasifikua ne krye te listes se golashenuesve, me 25 gola, ne Seria. 27 vjecari i kombetares se Suedise fitoi "Kepucen e Arte", duke kaluar Di Vaion. Nje gol spektakolar qe shenoi ne fund, i siguruan suksesin sulmuesit qe fitoi duartrokitje te gjata nga tifozet zikalter. Keto ishin edhe verdiktet e ketij sezoni, ne Seria A. Ne javet e fundit jane shenuar 42 gola gjithsej. Milani zhvilloi nje ndeshje te bukur ne fushe te Fiorentines dhe e meritoi fitoren, 2-0, fitore qe i siguroi edhe permbushjen e objektivit final. Kaka dhe Pato shenuan secili nga nje gol dhe kuqezinjte e mbyllen kampionatin ne vend te trete, para vjollceve ndaj te cileve fituan dje ne ndeshjen direkte. Ne vend te dyte eshte pozicionuar Juventusi i Ciro Ferrares. Bardhezinjte fituan ne fushe, te tyre, paster, 2-0 dhe qendruan para Milanit, ne renditje. Perballe Lacios vendosi nje dopiete e Jakuintes. Nje atmosfere e ngrohte dhe pershendetje te vecanta per lojtarin energjik qe kaloi sezone te tera me Juventusin, Pavel Nedved. Ceku luajti ndeshjen e tij te fundit ne "Delle Alpi" dhe tani i mbetet qe te largohet, per te gjetur nje skuader te re. Ne luften per te mbijetuar bie ne sy paraqitja e mire e Bolonjes, qe ne javet e fundit shenoi disa rezultate pozitive dhe arriti qe te qendroje, ne Seria A. Bolonja fitoi 3-1 ndaj katandis, me gola te Mingaxinit, Tercit dhe Di Vaios. Torino eshte mundur nga Roma, 3-2 dhe me kete humbje ra perfundimisht ne Seria B. Per kryeqytetasit e drejtuar nga Spaleti, ndoshta ne ndeshjen e tij te fundit, shenuan kapiteni Toti, Menez dhe Vucinic, qe permbysen golin e Vailatit. Interi fitoi 4-3 ndaj Atalantes dhe siguroi titullin kampion ne Seria A. Dopiete e Donit. Rexhina i dha lamtumire Seria A, me nje barazim ndaj Sienes.

SERIE A

Bolonja-Katania 3-1

Fiorentina-Milan 0-2

Xhenoa-Lece 4-1

Inter-Atalanta 4-3

Juve-Lacio 2-0

Napoli-Kievo 3-0

Palermo-Sampdoria 2-2

Rexhina-Siena 1-1

Roma-Torino 3-2

Udineze-Kaljari 6-2

Klasifikimi

Inter 84

Juve 74

Milan 74

Fiorentina 68

Xhenoa 68

Roma 63

Udineze 58

Palermo 57

Kaljari 53

Lazio 50

Atalanta 47

Napoli 46

Sampdoria 46

Siena 44

Katania 43

Kievo 38

Bolonja 37

Torino 34

Rexhina 31

Lece 30


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›