Kosovaret kuqezi, me trofe ne Ukraine
Tre shqiptare te perfaqesues sone, Curri, Dallku dhe Jonuzi festuan suksesin e pare, ne Ukraine. Vorlska fitoi dje ndaj Shakhtarit, 1-0, ne finalen e Kupes se Ukraines, duke ngritur lart trofeun, cka perben nje sukses per secilin nga lojtaret e ekipit tone kombetar. Ekipi ku aktivizohen lojtaret kosovare te ekipit tone perfaqesues, Armend Dallku dhe Debatik Curri, shenoi nje sukses te madh ne historinw e tij, madje fitorja mori permasa te medha, duke qene se perballe ndodhej fituesi i Kupes UEFA, Shahktori. Te dy lojtaret kuqezi ishin titullare, ne finale, duke treguar nivel te larte, teksa ndalen sulmuesit e ekipit me te forte te Ukraines. Lojtari tjeter me perspektive, qe eshte pjese e shpresave, Jonuzi luajti 20 minutat e fundit te ndeshjes. Ne Ukraine aktivizohen edhe lojtare te tjere te kombetares sone, si Bulku, Hidi dhe Bylykbashi, qe jane grumbulluar prej dy ditesh me kuqezinjte, ne Durres. Pas fitimit te kupes, kosovaret pritet te bashkohen me ekipin e tyre, ne Durres, per te qene ne dispozicion, para Portugalise.