E Diel, 1 Nëntor 2026

Juve nuk shkon më shumë se barazim me Sampin (video)

Torino - Juventusi i drejtuar nga Klaudio Ranieri nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 1-1 me Sampdorian në fushën e vet. Juventinët u vunë në vështirësi, pasi të parët që kaluan në avantëzh ishin miqtë nga Xhenova.

Golin për skuadrën e drejtuar nga Maxarri e shënoi Pacini në minutën e 10-të. Barazimi për vendasit do të vinte vetëm në minutën e 17-të të pjesës së dytë me anë të Amaurit.

Me këtë barazim Juventusi arrin të mbajë vendin e dytë me 47 pikë, por, duke rritur diferencën me Interin kryesuaes me 9 pikë. Sampdoria ngjitet në kuotën e 26 pikëve duke mbajtur vendin e 15-të.

Më poshtë do të japim të dhënat e takimit të luajtur ditën e djeshme në stadiumin “Olimpiko” të Torinos. Bashkangjitur me emrat e futbollistëve do të jenë të shënuara edhe nota e tyre të vendosura nga specialistët e emisionit “Controcampo”.

Juventus-Sampdoria 1-1

JUVENTUS (4-4-2): Buffon 5,5; Grygera 5, Legrottaglie 5,5, Mellberg 6, Molinaro 5,5; Camoranesi 6 (24' pII Marchionni 6), Poulsen 5 (1' pII Giovinco 6,5), Tiago 6 (44' pII Marchisio sv), Nedved 7; Amauri 6,5, Del Piero 6,5.

Në stol: Manninger, Chiellini, Ariaudo, Ekdal.

Trajner: Ranieri

SAMPDORIA (3-5-2): Castellazzi 6,5; Stankevicius 6,5, Gastaldello 5,5 (26' pII Ferri 6), Raggi 6 (13' pII Da Costa 5,5); Padalino 6,5, Sammarco 6, Palombo 6, Franceschini 5,5, Pieri 6; Cassano 7 (31' spII Ziegler 6), Pazzini 6,5.

Në stol: Mirante, Dessena, Mustacchio, Marilungo.

Trajner: Mazzarri.

GJYQTAR: Orsato

SHENUES: 10' Pazzini (S), 17' st Amauri (J)

TE NDESHKUAR: 3' pII Nedved (J), 20' pII Gastaldello (S), 21' pII Legrottaglie (J)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›