Partizani më në fund arrin të ndalet në Peqin
Skuadra e Partizanit është mundur në Peqin nga Shkumbini pas fitoreve në dy ndeshjet e para të këtij viti. Golin e vetëm për vendasit e Shkumbinit e shënoi Dervishi në minutën e 41-të.
Me këtë fitore të rëndësishme Shkumbini ngjitet në vendin e katërt me 30 pikë, ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 19 pikëve duke u pozicionuar në vendin e dhjetë.
Takimi Bylis-Flamurtari ka përfunduar në barazim 1-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit e Bylisit me anë të Muçës në minutën e 13-të. Vlonjatët do të barazonin me Galicën vetëm në minutën e 71-të.
Bylisi ndodhet në vendin e fundit me 17 pikë, ndërsa Flamurtari pozicionohet në vendin e shtatë me 25 pikë.
Teuta e drejtuar nga Sulejman Starova nuk ka arritur të shkojë më shumë se barazimi 1-1 me Lushnjen në stadiumin “Niko Dovana”. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë nga Lushnja me anë të Topit në minutën e 53-të. Golin e barazimit për durrsakët do ta shënonte Vila në minutën e 79-të.
Me këtë barazim Teuta ngjitet në kuotën e 26 pikëve duke mbajtur vendin e gjashtë në tabelë. Lushnja renditet në vendin e parafundit me 18 pikë.