E Shtunë, 31 Tetor 2026

Owen nuk befasohet nga kriza e Liverpoolit

Nga Express më 11 janar 2011 në ora 10:07

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Michael Owen beson se pozita aktuale e Liverpoolit në Premierligë “reflekton se ku janë ata tani” derisa ish-ylli i Reds insiston se nuk është i befasuar nga rënia e klubit nga Anfield Road. Owen i cili ka fituar katër tituj gjatë tetë viteve që kaloi në Liverpool, u paraqit në fitoren 1-0 ndaj ish-ekipit të tij në rrethin e tretë të FA Cup të dielën.

Eliminimi i Liverpoolit nga FA Cup erdhi pas humbjes së papritur në shtëpi nga Northamptoni në Carling Cup dhe Blackpool e Wolves në Premierligë, ku gjenden në pozitën e 12-të. Jashtë fushës, pronarët amerikanë, Tom Hicks dhe George Gillet u zëvendësuan nga NESV, ndërsa Kenny Dalglish u emërua në postin e menaxherit në vend të Roy Hodgsonit, i cili u shkarkua të shtunën.

Dhe Owen, që mbetet i afërt me ish-bashkëlojtarët e tij nga Liverpooli, Steven Gerrard dhe Jamie Carragher, problemet jashtë fushës në Anfield janë fajtore për paraqitjet e dobëta në të.

“Nuk jam i befasuar nga kriza e Liverpoolit. Mendoj se pozita e tyre reflekton se ku janë tani. Ata janë në mes të një faze të transicionit dhe jashtë fushës kanë pasur ndryshime të pronarëve, e po ashtu janë shumë të varur nga disa futbollistë, të cilët sa herë që mungojnë për shkak të lëndimeve, ekipi vuan. Nuk mendoj se ata do të më falnin nëse ju tregoj se çka më kanë thënë mua”, tha Owen për United Review.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›