E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka dëshiron të dëshmohet

Nga Express më 11 prill 2011 në ora 09:09

Leite Kaka beson se dy golat e tij në fitoren 3-0 ndaj Athletic Bilbaos do të shtojnë vetëbesimin e tij, derisa synon t’u tregojë tifozëve të Real Madridit se çka është në gjendje të bëjë pas një sezoni dëshpërues.

Reprezentuesi brazilian ka munguar në periudhën më të gjatë të edicionit për shkak të lëndimeve dhe ndeshja e së shtunës në Bilbao ishte paraqitja e tij e parë si titullar, nga shkurti dhe vetëm e 13-ta në të gjitha garat këtë sezon.

Ishte një natë e mirë për Kakan, i cili shënoi dy golat e para nga penalltia, para se zëvendësuesi Cristiano Ronaldo të shtonte të tretin për të kompletuar fitoren.

“Këta dy gola do të shërbejnë mirë për vetëbesimin tim, janë gola shumë të rëndësishëm. I kuptoj tifozët (kritikat ndaj tij). Shpresoj që me kohë dhe me ndeshje të rëndësishme mund të fitoj përsëri besimin e tyre. Vetëm kërkoj që të më japin kohë. Më duhet të punoj shumë për t’u kënaqur përsëri me futbollin. I vetmi problem ishte gjuri im, që më kufizoi mundësitë e lojës. Ndiej se i kam borxh Real Madridit dhe fakti se nuk kam përmbushur parashikimet më pengon”, tha Kaka për FIFA.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›