Flamurtari fitoi me shume veshtiresi 1-0 ndaj Kastriotit ne Vlore
Tri pikët duheshin si vetë ajri dhe u arrit të fitoheshin përmes një vështirësie dhe tensioni ekstrem. Ka qenë një betejë, më shumë sesa një ndeshje futbolli ndeshja e sotme në Vlorë mes Flamurtarit dhe Kastriotit, vendosur nga një gol i vetëm i Sebino Plakut vetëm 15 minuta para fundit.
Pritej që të ishte e vështirë për vetë ngarkesën emocionale që kishte skuadra e Maganit pas afrimit të vrullshëm të Skënderbeut këto javët e fundit dhe u deshën shumë përpjekje që të merrej fitorja, një fitore që siguron kalimin në kuotën e 59 pikëve dhe po ashtu garanton mbajtjen e kreut të kampionatit të paktën deri javën e ardhshme.
Në pjesën e parë nuk pati shumë, edhe pse vendasit e nisën mirë me një rast që në minutën e parë të Bledar Devollit, që gaboi i vetëm me gardianin mik, Halilaj. Në ekstremin tjetër të kësaj pjese, ishte një goditje dënimi e Ahmatajt që solli erën e golit, por jo vetë tundjen e rrjetës dhe gjithçka u la për në pjesën e dytë.
Ashtu si në fillim të ndeshjes, edhe në fillim të pjesës së dytë, Flamurtari u nis vrullshëm dhe Sakaj goditi shtyllën e portës krutanë, sërish pa arritur të shënonte. Më pas, ndeshja u shty e u shty pa gol, me frikën e tifozëve vendas që shtohej sa më shumë afrohej fundi, por ishte i ardhuri nga kryeqyteti, Sebino Plaku që realizoi atë gol të shumëpritur. Pas një krosimi nga e djathta, sulmuesi gjeti vendin dhe kohën e duhur për të bërë prekjen vendimtare në mes të dy mbrojtësve të Kastriotit dhe për ta dërguar topin në rrjetë. Një entuziazëm i jashtëzakonshëm në stadiumin e Vlorës.
Në vazhdim, në 74’, Shehaj ndërhyri shumë rëndë ndaj Xhafajt, pa u ndëshkuar me të kuqe, një goditje që mund t’i rrezikonte karrierën sulmuesit vlonjat. Në minutat në vijim, Flamurtari rrezikoi dy herë, fillimisht me anë të Gramit në 77’ që gjuajti nga jashtë zone dhe Halilaj grushtoi, ndërsa më pas, Xhafaj iu afrua golit në të djathtë, por sërish u ndalua nga numri 1 krutan. Kulmi i nervave mbërriti në 78’ kur Xhafaj u kacafyt me kapitenin mik, Caca, pas një ndërhyrjeje të rëndë të një lojtari mik ndaj vlonjatit. Edhe në këtë rast nuk pati kartona të kuq. Përfundimisht një 1-0 i vuajtur dhe 3 pikë tepër të rëndësishme për Flamurtarin.