E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve sot pritet të transferojë Grosson

Sipas "Tuttosport", Juventusi do ta transferojë Fabio Grosson gjatë ditës së sotme. Gjatë gjithë këtij afati kalimtar, bardhezinjtë kanë qenë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Lyonit, dhe pas spekulimeve të shumta, duket që më në fund do të realizohet transferimi.
Drejtorët e Juves, Jean-Claude Blanc dhe Alessio Secco, do të udhëtojnë në Monako për të biseduar me presidentin e Lyonit, Jean-Michel Aulas, me të cilin pritet të arrijnë marrëveshje për mbrojtësin italian.
Pritet që Juve t'i ofrojë Lyonit 1.5 milionë euro për lojtarin, ndërsa Grossos do t'i ofrohet kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej dy milionë eurosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›