E Diel, 1 Nëntor 2026

Rosi–Lorenco, sfida vazhdon në Indianapolis

Rivalë si më parë, madje më shumë se më parë. Valentino Rosi dhe Horge Lorenco do të përballen përsëri të dielën në garën për çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara në Indianapolis.

Nëse moti do të jetë i mirë, pritet një publik i shumtë, thotë një funksionar i cirkuitit. Kujtimi i uraganit “Ike” që tronditi garën e një viti më parë është ende i gjallë, por për momentin flitet vetëm për rreshje shiu të premten dhe të shtunën, jo të dielën. Stuhia e vërtetë pritet të ndodhë në shtëpinë e Jamahas, pas rinovimit të kontratës së pilotit spanjoll Lorenco.

Nuk bëhet fjalë për titullin kampion. “Doktori” ka një avantazh të prej 50 pikësh ndaj spanjollit, kur kanë mbetur edhe 6 gara nga fundi i botërorit. Por për supremacinë brenda skuadrës. Horge u bind si nga fjalët e menaxherit të tij Daniele Romanjoli (“Kemi motorin më të mirë, nëse do ta mundësh Rosin, duhet të qëndrosh këtu”), ashtu edhe nga krenaria për të mundur pilotin më të mirë në botë me të njëjtin motor.
 

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›