E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, tri pikë pa shkëlqim ndaj Udinezes

Futja e kapitenit Del Piero (i rikthyer pas dëmtimit) dhe e Sisokos, i dha më tepër gjallëri lojës së bardhezinjve, që gjejnë golin e vetëm të takimit gjashtë minuta nga fillimi i pjesës së dytë me anë të Fabio Grosos.

Gjithsesi, një lojë jo bindëse për skuadrën e Ferrarës, që për asnjë moment nuk tregoi se është rivali kryesor i Interit në luftën për titullin kampion. Pas dy javësh do të luhet kryendeshja e Serisë A, ku Interi kryesues do të luajë në fushën e “Zonjës”.

Juventus 1 – 0 Udineze (Groso 51’)

Juventus (4-2-3-1): Buffon 5,5; Caceres 6,5, Cannavaro 6, Chiellini 6, Grosso 6,5; Melo 4,5 (7'pd Sissoko 6), Poulsen 6,5; Camoranesi 5,5, Diego 5,5 (40'pd  De Ceglie), Giovinco 4,5 (7'pd Del Piero 6); Amauri 4,5. (Manninger, Legrottaglie, Grygera, Immobile). Trajner: Ferrara

Udinese (4-5-1): Handanovic 7; Basta 6, Coda 6, Zapata 7, Lukovic 6; Lodi 5,5 (12'pd Romero 5,5), Inler 6 (37'pd Sammarco), D'Agostino 6, Asamoah 6,5, Isla 6 (42'pd Corradi); Floro Flores 6. (Belardi, Felipe, Domizzi, Zimling). Trajner: Marino

Gjyqtar: Brighi

Kartonë të verdhë: Asamoah (U), Diego (U), Handanovic (U), Del Piero (J), Poulsen (J)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›