Guojang 2009, Romela Begaj e katërta në botë
23-vjeçarja konkurroi në baretinë A, së bashku me 23 peshëngritëse të tjera dhe sportistja kuqezi ka qenë mjaft pranë zonës së medaljeve, megjithatë është detyruar të kënaqet me vendin e katërt.
Romela Begaj, që u rendit e gjashta në Lojëtar Olimpike “Pekin 2008”, ka ngritur 95 kg në stilin e shkëputjes, duke e humbur podiumin vetëm për një kilogram
Ndërkaq, në stilin e shtytjes, gara ka qenë edhe më e ashpër dhe Romela Begaj ka ngritur në përfundim 112 kg. Kështu, me 207 kg në dygarësh, ajo është renditur e katërta në botë, çka përbën një përmirësim prej dy vendesh krahasuar me Lojërat Olimpike të 2008-s dhe që premton mjaft për ato të ardhshmet, “Londër 2012”.
Përveç Romela Begajt, për Shqipërinë do të konkurrojnë edhe Erkand Qerimaj në peshën deri në 77 kg dhe Ervis Tabaku në peshën deri në 85 kg.