E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër gol për Salihin, këtë herë në derbi

Në derbin e kryeqytetit austriak midis Rapidit dhe Austrias në stadiumin “Gerhard Hanapi”, sulmuesi shkodran realizoi golin e katërt për ekipin e tij në fitoren 4-1 ndaj rivalëve historikë. Salihi u fut si zëvendësues në vend të Pehlivan pesë minuta para fundit, megjithatë kjo nuk e pengoi të shijojë edhe një herë kënaqësinë e golit.

Fitorja 4-1 e Rapidit ndaj Austrias ishte më e thella në 20 vitet e fundit. Gjithçka e bë më e lehtë për skuadrën e Hamdi Salihit, pasi u gjend në epërsinë e dy golave që në 17 minutat e para të takimit me anë të Hofman dhe Jelaviç.

Me golin e djeshëm, ish-sulmuesi i Tiranës shkoi në kuotën e 9 golave në këtë sezon, dy prej të cilëve më fanellën e Riedit (prej ku u transferua në merkaton e verës tek Rapidi i Vjenës).

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›