Niko Rosberg firmos për Mercedes GP
Lajmin e ka konfirmuar vetë skuderia nga Shtutgarti. Rosberg, 24 vjeç (i biri i Keke Rosberg, kampion në vitin 1982), ka debutuar në Formula 1 në vitin 2006, në garën për çmimin e madh të Bahreinit. Që atëherë ka marrë pjesë në 70 gara, duke u ngjitur dy herë në podium.
Tashmë skuderia gjermane është vënë në kërkim të pilotit tjetër që do të drejtojë njërën nga makinat për vitin 2010. Kohët e fundit është përfolur mbi një rikthim të mundshëm të Mikael Shumaker. Megjithatë, nuk përjashtohet alternativa Nik Heidfeld apo Adrian Sutil.