E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, 31 apo 29 tituj?

Tifozët e Juventusit e festuan dje titullin e 31 në Serie A. Por në statistikat e futbollit italian, për Juven figuron titull i 29 në Serie A.

Kjo dilemë vazhdon të jetë prezente në dy vitet e fundit ku juventinët ende nuk e pranojnë realitetin e hidhur. Juventusi i'o morën 2 tituj pas skandalit të kurdisjeve të ndeshjeve për çka edhe e larguan gjigandin italian nga liga e parë.

Vendimi polemizues i krerëve të federatës ende diskutohet në futbollin italian ndërsa për Juventusin ai vendim nuk është kurrë i pranueshëm.

Në festën e Juves dje pas fitores me Palermon, tifozët mbanin një flamur ku ishin vendosur 3 yjet e kampionit dhe numri 31 që simbolizonte numrin e titujve të fituar në Serie A./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›