Lojtarët e Liverpoolit kapen në mat në Madrid!

Lojtarët e Liverpoolit janë parë në disa foto të para pak ditëve në qytetin e Madridit në Spanjë. Disa nga lojtarët e gjigandit anglez, kanë marrë një aeroplan privat për ti dërguar në Madrid për të kaluar një pasdite të këndshme.
Me ta nuk ishte lideri i madh, Stiven Gerrard i cili njihet si gjithmonë është i përkushtuar për familjen e tij. Daniel Sturridge, Daniel Agger, Glen Johnson, Jordan Henderson, Pepe Reina, Martin Skrtel, Fabio Borini, Stjuart Downing e Drad Jones ishin pjesë e shëtitjet në Spanjë. Por shëtitja e tyre në Madrid si duket ka qenë e tepruar. Ata janë parë duke shëtitur nëpër diskotekat e Madridit, ndërsa janë kapur në mat edhe me vajza spanjolle, pavarësisht se shumica prej tyre janë të martuar.
Krejt kjo thuhet se është bërë për të nderuar lojtarin në pension Jamie Carragher. Për 10 orë me radhë ata kanë pirë, kanë shëtitur dhe janë parë të shoqëruar nga bukuroshe spanjolle./indeksonline/