Juventus: Buffon i pashitshem

“Gigi nuk eshte ne shitje, nuk ka cmim dhe nuk ka pasur asnje oferte nga Manchester City”. Me kete fjali, administratori i deleguar i Juventusit, Jean Claude Blanc, ka pergenjeshtruar nje here e mire zerat per nje interesim te mundshem te anglezeve ndaj portierit kampion bote me nje oferte prej 75 milione eurosh.
“Nuk ka asgje te vertete ne kete mes. Mund te garantoj tifozet se do ecim perpara me Gigi-n edhe per shume vite te tjere”, ka theksuar Blanc. Drejtuesi i larte i klubit bardhei eshte fokusuar edhe ne projektin e stadiumit te ri te Juventusit qe sipas tij, do perfundoje ne vitin 2012.
Per sa i perket ofertes virtuale te Manchester City ne drejtim te portierit me te mire ne bote, mediat britanike vazhdojne te shkruajne se ne fund te ketj sezoni, Buffon do mberrije ne shtepine e “Citizens”.