E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi humb ndeshjen, por fiton 1 milion euro

Vërtetë Luan Krasniqi humbi shansin për të fituar titullin kampion bote për peshën e rendë të federatës WBO, pasi u mund nga ukrainasi Aleksander Dimitrenko, por boksieri kosovar ka pasur përfitime shumë të mëdha financiare. Diferenca mes dy boksierëve nuk ishte shumë e madhe në pamje të parë, por te ardhurat e saj po. Sipas të përditshmes gjermane "Bild", boksieri Luan Krasniqi vetëm për pranimin e duelit me ukrainasin 26-vjeçar Dimitrenko ka përfituar 1 milion dollarë. Ngjan disi absurde një shifër e tille pasi kundërshtari i Krasniqit edhe pse me pas rezultoi fituesi i kësaj përballjeje, po sipas shtypit gjerman, ka përfituar vetëm 350 mijë euro. Pas humbjes së kësaj ndeshjeje që ishte e 3-ta në karrierë për Krasniqin, ai u tërhoq nga boksi profesionist me një bilanc pozitiv, 30 fitore, 4 humbje dhe vetëm një ndeshje të mbyllur në barazim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›