Schuster qesh me kritikat e gazetave

Bernd Schuster nuk ndihet aspak i shqetesuar edhe pse Real Madrid po kalon momente shume te veshtira dhe ndeshja e radhes me Recreativo Huelva-n eshte nje test vendimtar per te.
Mediat flasin perdite rreth kesaj ceshtje, por gjermani nuk do t’ia dije, madje e kalon me te qeshur kete situate. “Nese keshtu flasin vetem mediat per mua nuk ka problem, por problem do ishte nese keq do ta mendonte edhe klubi. Me miqte e mi qeshim me lajmet qe lexojme neper gazeta”, shprehet tekniku i skuadres kampione.
Me tej, ai flet per ceshtjen e shumeperfolur te largimit per shkak te rezultateve jo te mira te arritura gjate javeve te fundit. “Nuk kam menduar asnjehere se do largohem pasi nuk ka motiv per kete gje. Mendoj se kam besimin e plote te klubit dhe kjo eshte e mjaftueshme per te vazhduar punen i qete”, perfundon Schuster.