Juventus Krasic drejt largimit

Edhe pse trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka siguruar se Milos Krasic është një lojtar i rëndësishëm për Juventusin, mesfushori serb vazhdon të jetë një çështje e hapur në shoqërinë bardhezi.
Kjo sepse Krasic, në ndeshjen ndaj Fiorentinës, për herë të parë ka përfunduar në tribunë dhe Borussia Dortmund po shqyrton mundësinë për blerjen e mesfushorit në merkaton e janarit.
Por, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, është munduar të mos ngrejë polemika: “Milos nuk ishte në formë dhe trajneri bën zgjedhjet e tij duke parë rendimentin e atyre që ka në dispozicion. Mos e bëjmë dramë sepse Conte mori vetëm një vendim brenda logjikës së futbollit.”
Pas dy barazimeve radhazi, Juventusi u rikthye te fitorja përballë Fiorentinës.
Bardhezinjtë fituan me rezultatin 2-1. Ai që shënoi i pari ishte mbrojtësi Bonucci që në minutën e 13-të të takimit. Megjithë përpjekjet për gjetjen e golit të dytë, pjesa e parë u mbyll 1-0. Pjesa e dytë nisi më mirë për Fiorentinën. Miqtë sulmojnë disa herë rrezikshëm dhe frutet e lojës së tyre i morën në minutën e 58-të kur Jovetic shënon një super gol.
Barazimi zgjati për pak minuta pasi në të 65-n, Juventus kaloi sërish në avantazh me anë të Alesandro Matrit, gol ky që vulosi takimin.
Pas kësaj fitoreje, Juventus merr përkohësisht kryesimin në renditjen e Serisë A, në pritje të zhvillimit të takimeve të tjera që luhen të mërkurën në mbrëmje.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Kupa e Shqipërisë, luhen ndeshjet e dyta
Tirana, Skëndërbeu dhe Flamurtari arritën fitore të rëndësishme, ndërsa u zhvillua java e dytë e ndeshjeve të grupeve të Kupës së Shqipërisë. Kombëtarja, së shpejti me trajner
Në diten kur pritej zyrtarizimi i emrit të trajnerit të përfaqësueses kuqezi, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë publik disa ndryshime në përfaqësuesen Shpresa apo U-21 dhe trajnerin e ri të përfaqësueses U-19. Hasi, kandidati kryesor për trajnerin e kombëtares
Besnik Hasi është kandidati shqiptar më favorit për të thyer “tabunë” e epokës “Duka”, të mbështetur vetëm te trajnerët e huaj, por do të duhen akoma ditë për të mësuar sa i mundur do të jetë kthimi në realitet i një ëndrre të madhe të tij Barcelona, ndaj Granadës mjafton Xavi
Barcelona ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 në transfertë ekipin e Granadës. Tevez, dënohet nga klubi i tij
Ylli i Manchester City, Carlos Tevez ka marrë një gjobë të majme nga klubi i tij, për sjellje të keqe.
Lajmet kryesore
Erzeni, ura në prag të shembjes
Shkatërrimi i shtratit po rrezikon shtëpitë dhe tokat bujqësore
Pazari me zgjedhjet në qarqe
Prokurorët marrin në pyetje të plagosurit
Guvernatori, sërish Fullani?!
Kriza greke, masa ndaj emigrantëve të paligjshëm