Kupa e Shqiperise luhen ndeshjet e dyta

Tirana, Skëndërbeu dhe Flamurtari arritën fitore të rëndësishme, ndërsa u zhvillua java e dytë e ndeshjeve të grupeve të Kupës së Shqipërisë.
Bardheblutë arritën një sukses minimal në transfertë, në fushën e vështirë të Laçit dhe përforcuan pozitat e tyre në krye të grupit A me gjashtë pikë. Skëndërbeu doli fitues në përballjen e zhvilluar në Korçë me Kastriotin, ndërsa vlonjatët mundën Teutën kryesuese në kampionat.
Nga ana tjetër, kriza e Dinamos vazhdon të thellohet. Skuadra e vendit të fundit në kampionat, këtë herë mundet edhe në Kupë në kryeqytet edhe nga Elbasani i Kategorisë së Parë. Apolonia fitoi me goleadë me Shkumbinin në Peqin, me rezultatin 3-4, Pogradeci mposhti Kamzën, ndërsa Vllaznia, ditën pas largimit të trajnerit Josa, ndalet në barazim pa gola nga Bylisi. Në stol, për këtë ndeshje ishte ndihmësi i Josës, Plori.
Takimi midis dy skuadrave të Kategorisë së Parë, Luftëtari-Besa, nuk u zhvillua. Për herë të parë në këtë edicion, Kupa nuk mjaftohet vetëm me përballjet me eliminim direkt, por i është shtuar edhe një format grupi. Dy skuadrat e para kualifikohen për në çerekfinale. Pas dy ndeshjeve të para, renditja në grupe është si më poshtë.
Grupi A
N F B H Gola P
1. Tirana 2 2 0 0 4-1 6
2. Laçi 2 1 0 1 3-2 3
3. Apolonia 2 1 0 1 5-6 3
4. Shkumbini 2 0 0 2 4-7 0
Grupi B
1. Pogradeci 2 1 1 0 3-1 4
2. Flamurtari 2 1 0 1 1-1 3
3. Kamza 2 1 0 1 2-3 3
4. Teuta 2 0 1 1 0-1 1
Grupi C
1. Skënderbeu 2 2 0 0 3-0 6
2. Kastrioti 2 1 0 1 3-1 3
3. Besa 1 0 0 1 0-1 0
4. Luftëtari 1 0 0 1 1-4 0
Grupi D
1. Vllaznia 2 1 1 0 4-2 4
2. Bylis 2 1 1 0 2-1 4
3. Elbasani 2 1 0 1 4-5 3
4. Dinamo 2 0 0 2 2-4 0
Facebook Sondazh
E konsideroni si me terheqes formatin e Kupes me ndeshje ne grupe?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_442'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(442); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Kombëtarja, së shpejti me trajner
Në diten kur pritej zyrtarizimi i emrit të trajnerit të përfaqësueses kuqezi, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë publik disa ndryshime në përfaqësuesen Shpresa apo U-21 dhe trajnerin e ri të përfaqësueses U-19. Juventus, Krasic drejt largimit
Edhe pse trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka siguruar se Milos Krasic është një lojtar i rëndësishëm për Juventusin, mesfushori serb vazhdon të jetë një çështje e hapur në shoqërinë bardhezi. Hasi, kandidati kryesor për trajnerin e kombëtares
Besnik Hasi është kandidati shqiptar më favorit për të thyer “tabunë” e epokës “Duka”, të mbështetur vetëm te trajnerët e huaj, por do të duhen akoma ditë për të mësuar sa i mundur do të jetë kthimi në realitet i një ëndrre të madhe të tij Barcelona, ndaj Granadës mjafton Xavi
Barcelona ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 në transfertë ekipin e Granadës. Tevez, dënohet nga klubi i tij
Ylli i Manchester City, Carlos Tevez ka marrë një gjobë të majme nga klubi i tij, për sjellje të keqe.
Lajmet kryesore
Erzeni, ura në prag të shembjes
Shkatërrimi i shtratit po rrezikon shtëpitë dhe tokat bujqësore
Pazari me zgjedhjet në qarqe
Prokurorët marrin në pyetje të plagosurit
Guvernatori, sërish Fullani?!
Kriza greke, masa ndaj emigrantëve të paligjshëm