Juventus-Milan, rivalitet historik

Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero mezi pret përballjen me Milanin të dielën. Ikona e Bianconerëve ka veçuar rivalitetin me Rossonerët si atë kryesorin që e ka përshkuar karrierën e tij të deritashme me gjigantin torinez.
“Ka shumë rivalitete që kanë shënuar dhe vazhdojnë të shënojnë karrierën time në Juventus, disa janë më të rëndësishme se tjerat, disa më tradicionale, por si beteja për kreun e tabelës, ndeshjet me Milanit nuk kanë zëvendësim”, shkroi Del Piero në ueb faqen e tij zyrtare.
“Në vitin tim të parë në Juventus më 1993-94, Rossonerët bënë hap të madh drejt Scudettos duke na mposhtur në Stadio Delle Alpi. Një vit më vonë, ne përfunduam dominimin e tyre me fitore në udhëtim, që na bindi se mund të fitojmë titullin. Prej atëherë gjithmonë ka qenë kështu, një ndeshje që përcakton garën për titull në Itali dhe në Evropë”, shtoi ai.
Juventus është aktualisht lider në Serie A me 8 pikë nga katër ndeshje. “Sezoni sapo ka filluar, por jam i sigurt se do të gjejmë atmosferë të një kryendeshjeje për kreun e tabelës në këtë Juventus-Milan të dielën. Do të jetë një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e të dyja skuadrave, edhe pse është ende herët për të qenë vendimtar. Jam i elektrizuar kur mendoj atmosferën që do të krijohet në Juventus Stadium”, përfundoi Del Piero.