E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rraha e ka shkurt

Fati i Rrahim Pacollit në krye të AKR’së do të dihet të hënën, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë. Behgjet Pacolli paralajmëron djalin e xhaxhait se do ta ketë jetën e shkurtër në udhëheqjen e partisë. Zëvendëskryeministri i Parë pritet t’i kthehet përfundimisht partisë. Nga Faton Ismajli më 01 tetor 2011 në ora 08:05

Rrahim Pacolli nuk do të mund të jetë gjatë kohë homolog me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Albin Kurtin e Ramush Haradinajn.

Pozitën e marrë më 28 shtator ai mund ta lë pa i mbushur një javë, përkatësisht të hënën.

Këtë paralajmërim për u.d të Presidentit të AKR’së e ka dhënë Behgjet Pacolli, i cili ka qenë jashtë Kosovë kur kanë ndodhu emërimet e reja në parti.

Kushëriri i Zëvendëskryeministri është votuar në krye të AKR’së përkohësisht dhe kishte thënë se është zënë në befasi nga emërimi në pozitën e re.

E në befasi duket se e ka zënë edhe Behgjet Pacollin lajmi se djali i axhës së tij u ngjit në udhëheqjen e lartë të AKR’së.

Në kohën e zhvillimeve në parti, Pacolli ka qenë nëpër vende të ndryshme të botës për lobim. Tash ai nga Prishtina i ka dërguar porosi të qartë shefit aktual të AKR’së se nuk do të jetë gjatë në postin e ri.

“Nëse ka vendos Këshilli Drejtues i kësaj partie që Rrahim Pacolli me udhëheq këtë parti deri te Kongresi - sigurisht mund të them se do ta ketë shumë jetën e shkurt. Për arsye se shumë shpejt do ta kemi Kongresin e partisë”, ka thënë Behgjet Pacolli për Express, të premten.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotshëm të Gazetës Express.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›