Juventus, Secco: "Cassano më pëlqen"

Deklaratat e Alessio Secco bëjnë të ëndërrojnë tifozët e Juventus. Drejtori sportiv bardhezi foli me superlativa për një nga talentet më të mëdha të futbollit italian, Antonio Cassano. "Më pëlqen shumë, - pohoi gjatë një interviste për "Sky Sport", - ka cilësi të mëdha, por luan në rolin e Del Pieros, e duhet të presim akoma".