Schalke, 700 mijë euro gjobë për Rafinha

Mega-gjobë për Rafinha. Mbrojtësi brazilian duhet të paguajë 700 mijë euro në arkat e Schalke 04 pasi morri pjesë në "Pekin 2008" pa marrë më parë lejen e klubit gjerman. Sipas "Sportbild", Rafinha, në kundërshtim me kërkesën e drejtuesve nga Gelsenkirchen, mungoi 35 ditë e Schalke vendosi ta ndëshkojë shumë rëndë.