Juventus e CSKA, 10 milionë për Xhakën

Juventusi është i gatshëm ta transferojë Granit Xhakën, por duhet të përballet me konkurrencën e Manchester Unitedit e CSKA Moscas.
Mesfushori kosovar, i cili shihet si njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit zviceran, do të largohet sigurisht nga Baseli, në fund të sezonit.
Sipas magazinës zvicerane Blick, CSKA dhe Juventusi janë të gatshëm t’i ofrojnë nga 10 milionë euro për përfaqësuesin zviceran.