NBA San Antonio del ne gjysmefinale
Përvoja bëri të vetën dhe San Antonio doli në një tjetër finale të Konferencës Perëndimore, ndërsa Nju Jorku arriti të mbijetonte.
Spërs eleminoi Golden Stejtin me rezultat të përgjithshëm të ndeshjeve 4-2, pasi e mundi në ndeshjen e gjashtë 94-82.
Tim Dankën ndihmoi ekipin e tij duke shënuar 19 pikë për të arritur një gjysmëfinale të NBA-së dhe për të vazhduar pretendimet për titull.
Skuadra mike shërbeu 27 asiste dhe e qarkulloi shumë mirë topin. Spliter dhe Leonard shënuan së bashku 30 pikë të tjera për San Antonion që do të luajë të dielën ndeshjen e parë në fushën e vet ndaj Memfisit.
Nju Jorku iu fal një Karmelo Entoni të shkëlqyer për të ngushtuar rezultatin në 3-2 ndaj Indianës. Në “Medison Skuer Garden” skuadra vendase fitoi 85-75 dhe Entoni shënoi 28 pikë. Xhord realizoi 23 për miqtë që do të kenë rast të kualifikohen për në finalen e Konferencës Lindore në ndeshjen e ardhshme që e kanë në shtëpi.