E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boks Jurgen Uldedaj shpallet kampion i vendit

Në vetëm katër ditë ai fiton dy tituj të rëndësishëm. Boksieri lezhjan, Jurgen Uldedaj, u shpall kampion i Shqipërisë edhe për 18-vjeçarët, pasi fitoi titullin për 16-vjeçarët duke dalë edhe sportisti më i mirë i aktivitetit.
Në finalen e peshës deri 81 kg për 18-vjeçarit, Uldedaj fitoi ndaj Mehjes së Vllaznisë dhe jo vetëm kaq, por edhe këtu doli numri 1 i kampionatit.
Uldedaj është vetëm 16 vjeç dhe cilësohet si shpresë për boksin shqiptar. Lezhjani që garon për ekipin Enea të Tiranës shkon me pretendime në kampionatin botëror që zhvillohet në Ukrainë në muajin gusht.
Plot 15 skuadra morën pjesë në kampionatin e 18-vjeçarëve, që u fitua nga ekipi i Vllaznisë, ndonëse shkodranët e përfunduan me pikë të barabarta me Apoloninë.
Vllaznia fitoi për shkak se pati një kampion më shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›