E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi kërkon Tevezin

Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, ka lënë të kuptohet se Bianconerët kanë kontaktuar me agjentin e Carlos Tevez për përforcimin e sulmit.

Sulmuesi i Manchester Cityt vazhdimisht është lidhur me një largim nga Etihad Stadium, ndërsa së fundmi krahas Juves edhe Monaco ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Tevezi apo Higuaini? Do të ishte më lehtë ta blinim Tevezin, për arsye se Carlitos ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij.

Nuk kemi biseduar me Cityn, por nganjëherë ne flasim me agjentët e lojtarëve. Për sezonin e ardhshëm duam ta forcojmë fazën tonë sulmuese, ka deklaruar Marotta për Sky Sports 24.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›