Bogdani 6', Kievo barazon
Sulmuesi i kombetares sone, Erjon Bogdani eshte aktivizuar ne pjesen e dyte te ndeshjes dhe ka rezultuar me fat. Ekipi i tij shenoi golin e barazimit, ne fund te ndeshjes. Sulmuesi kuqezi eshte futur ne fushe ne minuten e 84-et, kur Kievo ishte duke humbur 1-0 me Katanian. Ne minutat shtese, Koluci barazoi per Kievon. Ndonese nuk ndikoi ne rastin e golit, Bogdani rezultoi pozitiv ne aktivizimin e djeshem me ekipin e tij. Trajneri Di Karlo e aktivizoi sulmuesin shqiptar, ne pjesen e dyte, kur po ngulmohej per golin e barazimit.