E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus mund Kievon

Juventus është rikthyer i vetëm në krye të Serisë A pas fitores 2-1 arritur në fushën e Kievos. Kampionët iu kthyen sukseseve pas disa kohës me probleme duke u treguar shumë të vendosur në stadiumin e Veronës.
Sulmuesi Matri shënoi golin e parë për bardhezinjtë dhe në fund të pjesës së pari rezultati u dyfishua nga ana e zviceranit Litshtajner.
Përpjekjet e Kievos prodhuan vetëm një gol shënuar nga francezi Tero, por nuk sollën dot barazimin.
Juventusi luajti në këtë ndeshje pa trajnerin Konte të skualifikuar, ndërsa tani ndodhet në kuotën e 52 pikëve pas 23 takimeve të luajtura, i ndjekur nga Napoli me 49.
Seria A po vazhdon me ndeshjet e orës 15:00 dhe do të mbyllet me takimin e orës 20:45 mes Milanit dhe Udinezes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›