E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rende ne Korce humbin jeten dy te rinj

Një aksident tragjik ka ndodhur në Korçë në orët e para të mëngjesit  ku dy të rinj kanë mbetur të vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Aksidenti është regjistruar në pjesën fundore të bulevardit “Republika”, në vendin e quajtur “Lëndina e Lotëve”. Tre të rinj të cilët po udhëtonin me një mjet tip “Ford” me targë AA 842 CC kanë dalë nga rruga dhe janë përplasur me pemët anësore të bulevardit. Si pasojë e përplasjes fatale, mjeti është shkatërruar plotësisht dhe si rezultat, kanë mbetur të vdekur në vend 21 vjeçari Elton Cacalli dhe 20 vjeçari Ermil Spiro, ndërsa ka marrë plagë të rënda 22 vjeçari Aldo Naumi i cili ndodhej sediljen e pasme të mjetit. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Korçës dhe mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë shkak i aksidentit të rëndë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën lëvizte mjeti ,ndërsa dyshohet se të tre të rinjtë ishin nën efektin e pijeve alkoolike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›