Juventus mund me vështirësi Milanin, më pranë titullit kampion (VIDEO)
Juventus vijon i vetëm drejt fitimit të titullit në Seria A, ndërsa mbrëmë ka mundur Milanin 1-0 në Juventus Stadium.
Pjesa e parë u dominua nga tw dyja ekipet, ndërsa nuk munguan rastet për gol. Juventus shënon me anë të Vidal falë një 11-metwrshi, pas ndërhyrjes së gabuar të portierit kuq e zi.
Një humbje e madhe kjo për milanezët, të cilët tashmë duhet ta harrojnë vendin e dytë, pasi Napoli fitoi 3-2 përballë Kaliarit duke u shkëputur dhe duke siguruar kualifikimin në zonën champions. Pritej që gjithçka të mbyllej në barazim 2-2, por në fund të takimit shënon dhe i jep tre pikë të vlefshme ekipit.
Në ndeshjet e tjera Interi fitoi përballë Parmës 1-0, Roma barazoi 1-1 me Pescarën, me të njëjtin rezultat u mbyll edhe Catania-Palermo.