Asambleja e Beratit, ‘zihen’ Fidel Ylli dhe Erjon Braçe
Deklarata e deputetit socialist Erjon Braçe, për trafikun e votave në Berat për zgjedhjet e vitit 2009, ka vijuar të sjellë reagime brenda Partisë Socialiste. Këtë herë është Fidel Ylli, ai i cili ka përdorur rrjetin social "Facebook" për të shprehur opinionin e tij mbi deklaratën e Braçes, e cila iu drejtua Edi Ramës, e në të cilën shkruhej: "Votat në Berat u shitën dhe u vodhën. Po, po, u shitën e u vodhën, dhe kjo është arsyeja përse PS-ja nuk arriti të marrë mandatin e 5-të atje..." Ndërkaq, komenteve të Yllit i është shtuar edhe një tjetër reagim i Braçes.
Deputeti
Fidel Ylli, deputeti tjetër i PS-së në Berat, e ka quajtur të çuditshme dhe çoroditëse për socialistët deklaratën e kolegut të tij Braçe. "Nuk e kuptoj dot si mund të ngrihet një furtunë në gotë kur s'ka as gotë. Nuk e di kush e ka dezinformuar Braçen, që nuk ishte as në mbledhje. Por nuk e kuptoj si ka mundësi që, pa e përmendur askush kolegun e nderuar në mbledhje, të ngrihet në publik një thashethem aspak dashamirës ndaj PS-së Berat dhe kryetarit Rama, i cili ka folur më shumë se një orë me Asamblenë e qarkut për nevojën që të unifikohemi në qëndrime dhe mesazhe, që të mos përsërisim gabimet e 2009-ës, ku partia hyri në fushatë me inate dhe me konflikte të kota me njëri-tjetrin. Kryetari Rama ka kërkuar që të gjithë të jemi bashkë për fitoren dhe të mos ketë më fenomene të dëmshme, që janë shfaqur edhe si trakte në të shkuarën, por dhe sot për denigrimin e një kolegeje të nderuar deputete. Fryma e diskutimit, ku me pyetje e përgjigje janë sqaruar të gjitha gjërat, ishte shumë konstruktive. Të gjithë kanë dalë të qartë dhe të motivuar nga mbledhja. Prandaj nuk e kuptoj çfarë janë këto histori gazetash dhe pse duhet të ndodhë, -edhe pse ne jemi në fushatë, - ky fenomen çoroditës për njerëzit që mezi presin fitoren. Prandaj, duke respektuar gjithë kontributet e kolegut Braçe, si dhe çdo kolegu tjetër, është koha që të gjithë bashkë të mendojmë për të frymëzuar njerëzit në luftën me këtë qeveri të papërgjegjshme dhe me këtë kryeministër sharlatan të rrezikshëm.
Përgjigjja
"Mos më kërkoni të reagoj ndaj 'të Dyve'". Kështu e ka nisur përgjigjen e tij, deputeti socialist Erjon Braçe, duke i quajtur ata të dy, 'pjesëtarë të skuadrës së Rilindjes', çka e detyron atë t'i mbështesë. "Mos më kërkoni të reagoj ndaj 'të Dyve'. Nuk e bëj, jo vetëm sepse po merrem me punë, 'gënjeshtrën e Sali Berishës me rrugët', por edhe sepse ata të dy, janë tashmë 'pjesëtarët e skuadrës së Rilindjes'. Tamam për këtë kam detyrimin t'i mbështes. Siç i mbështeta në 2009-ën; njërin, i cili nuk 'pranonte' të kandidonte pa i thënë unë 'po'; tjetrin, duke i bërë fushatën, atë fushatë për të cilën unë akuzohem. Pra, janë kandidatët e partisë sime dhe unë do mbledh vota për partinë time. Ua kam thënë: s'ka pikë rëndësie se gënjejnë sa herë më përmendin, - kanë lirinë e tyre; s'ka pikë rëndësie nëse unë jam kandidat apo jo, - ka lirinë e tij; s'ka pikë rëndësie ku do të jem unë nesër, - kam profesionin tim; e rëndësishme është që PS-ja të fitojë. Ky jam unë, anëtari i Partisë Socialiste", - përfundon Erjon Braçe.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)