E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet marrëveshja, Thaçi: Jo ideale, por më e mira e mundshme

thaci_kuvendKosovë- Kuvendi i Kosovës me shumicë votash, pa ato të Vetëvendosjes e të Lëvizjes për Bashkim, miratoi Rezolutën e propozuar nga kryeministri Hashim Thaçi, me të cilën u dha pëlqimi për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Për Rezolutën votuan 89 deputetë, 5 ishin kundër dhe 1 abstenim.

Sipas gazetës Koha Ditore, gjatë kohës që po zhvillohej seanca aktivistë të Vetëvendosjes protestonin para ndërtesës së Kuvendit, ndërsa brenda sallës deputetët e këtij grupi parlamentar u përpoqën ta pengonin votimin. Kur para deputetëve doli kryeministri Hashim Thacci me propozimin e Rezolutës, deputetë të Vetëvendosjes shpaluan transparente para foltores me tekst

Kosova e Hashimit, lëshuna zhurmues nga incizimi Pronto, kurse Liburn Aliu u përpoq me trupin e tij të pengojë kryeparlamentarin të nxirrte në votim dokumentin me të cilin shfaqej pëlqimi për Marrëveshjen.
Të premten Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje që u siguron serbëve në komunat veriore përgjegjësi në fushën e policisë dhe gjyqësisë.
Marrëveshja thuhet se i hap rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, që është kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane.

Sot, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, do tu raportojë ministrave të jashtëm të BE-së për rezultatet e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Parlamentit të Kosovës, në të cilën u debatua marrëveshja kaloi në shenjë të përplasjeve kryesisht ndërmjet Partisë Demokratike në pushtet dhe lëvizjes Vetëvendosje e cila e cilëson marrëveshjen shumë të dëmshme.

Kryeministri Hashim Thaçi, tha se marrëveshja nuk është ideale, por është më e mira e mundshme.

Kjo është marrëveshje për paqe mes Kosovë dhe Serbisë, përmes së cilës ne do të shtrijmë autoritetin tonë në tërë territorin e shtetin tonë. 14 vite pas luftës ne do ti japim fund strukturave ilegale të sigurisë së Serbisë në vendin tonë. Me këtë marrëveshje, Serbia e ka pranuar këtë fakt,- tha kryeministri Thaçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›