E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventus në sulm për Jovetiç, por Fiorentina kërkon 30 milionë Euro

joveticPërveç synimeve për Higuain-in, Juventus tani ka filluar përpjekjet për të përforcuar akoma dhe më shumë ekipin. Mediat italiane shkruajnë sot se bardhezinjtë janë vënë në ndjekje të lojtarit të Fiorentinës, Jovetiç, por mesa duket kalimi i tij në Torino do të jetë disi i vështirë. Kjo pasi drejtuesit e klubit nuk e lëshojnë pa 30 milionë euro.

Menxheri i ekipit Daniele Prade ka thënë se Jovetiç është katualisht pronë e Fiorentinës, dhe nëse nuk ofrohen së paku 30 mln euro, ai është shumë mirë aty dhe nuk pritet të lëvizë. Ai ka thënë se një vit më parë ka pasur një tentativë nga Zonja e vjetër, por ai shprehet se nëse janë të njëjtat kushte atëherë Jovetiç nuk është në shitje.

Ai ka folur edhe sa i përket blerjes së ekipit, duke thënë se për momentin nuk ka asnjë emër konkret, pavarësisht zërave për Gomez, Jilmaz dhe Negredo. Prade u shpreh se janë duke shikuar me vëmendje të gjitha ekipet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›