Aktorja bollivudiane Jiah Khan gjendet e vdekur në Mumbai (FOTO)
Indi- Aktorja e Bollywood-it Jiah Khan është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në qytetin indian të Mumbai-t, tha policia vendase e cituar nga BBC-ja.
Ata nuk thonë se si Khan-i vdiq, por thanë se ishin duke kërkuar informacion nga fqinjët e aktores së njohur.
25-vjeçarja bëri debutimin e saj në vitin 2007 me Amitabh Bachchan dhe vazhdoi të bashkëpunojë me yje, duke përfshirë Aamir Khan dhe Akshay Kumar.
Khan u lind në Nju Jork dhe u rrit në Londër para se të lëvizte në Mumbai për një karrierë në Bollywood.
Vdekja e saj shkaktoi tronditje në industrinë e filmit.
Aktorja Dia Mirza tha në Twitter: “RIP Nafisa (Jiah) Khan. Ishit shumë e re dhe e bukur…”.
Bachchan gjithashtu shkroi në Twitter për të reaguar mbi vdekjen e koleges së tij: “!?Çfarë… Jiah Khan. Çfarë ka ndodhur…kjo është e pabesueshme?!”.
Khan u shfaq në Nishabd me Bachchan, dhe thrillerin psikologjik, Ghajini, i cila kishte Aamir Khan në rolin kryesor.
Filmi i fundit i Khan-it ishte në komedia ‘Housefull 2010′, në të cilin ajo ka luajtur një rol mbështetës.
Khan ishte pjesëtare e grupit të të drejtave të kafshëve, Peta.
Dorina Bilbili/IDEA/