Praga hap digat, uji përmbyt qytetin. Noton Evropa Qendrore (FOTO)
Evropë- Nivelet e lumenjve në Republikën e Çekisë janë rritur ndjeshëm gjatë natës, pasi autoritetet u detyruan për të hapur disa diga në jug të vendit.
BBC-ja raporton se në kryeqytetin Pragë, barriera metalike janë duke u ngritur për të përballuar nivelin ekstra të ujit mbi lumin Vltava.
Përmbytjet e rënda shkaktuar nga ditët e shirave të rrëmbyeshëm kanë lënë të paktën shtatë të vdekur në Republikën çeke dhe dy të tjerë në vendet fqinje, Austri.
Gjermania ka hartuar një plan me ushtrinë për të ndihmuar në përforcimin e mbrojtjes nga përmbytjet në jug.
Në qytetin Passau të Bavarisë, përmbytjet kanë arritur tashmë një nivel që nuk ishte parë që prej shekullit të 16-të, duke e bërë qytetin e paarritshëm. Rreth 3,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nëpër perëndim të vendit.
Përmbytjet katastrofike të vitit 2002 dhe 1997 janë ende shumë të freskëta në kujtesën e njerëzve. Rrugët kryesore në shumë zona të Evropës Qendrore kanë qenë të mbyllura dhe shërbimet hekurudhore po ashtu. Mijra shtëpi janë pa energji elektrike.

Bavaria nën ujë
Më shumë se 300 njerëz ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Salzburg dhe Tirol-in fqinjë, teksa ushtria ka punuar me autoritetet civile. Pjesë të rajonit Pinzgau, e cila përfshin Taxenbach-un, janë deklaruar zona fatkeqësie.
Në Gjermani, ushtria tha se kishte dërguar 1.760 ushtarë në zonat jugore dhe lindore për të ndihmuar autoritetet lokale për të përforcuar mbrojtjen nga përmbytjet.
Qytetet bavareze të Passau dhe Rosenheim deklaruan gjendjen e jashtzakonshme, teksa parashikuesit paralajmëruan shira të vazhdueshme shiu me rrezik përmbytje duke përfshirë edhe lumin Danub.
Nivelet e ujit në Passau, ku Danubi bashkohet me Inn-in dhe lumenjtë ILZ, ishin ndër më të lartët që nga viti 1501 dhe mund të rriten më tej, tha agjencia e lajmeve DPA.
Pjesa më e madhe e qytetit është e paarritshme në këmbë dhe furnizimi me energji elektrike ka qenë ndërprerë, si një masë paraprake. Të burgosurit në një burg në rrezik që të përmbytej gjithashtu janë lëvizur.

Kancelarja Angela Merkel ka në plan të vizitojë zonat e prekura të martën. Bashkimi Evropian ka thënë se është i gatshëm për të ndihmuar tre vendet, teksa ato trajtojnë përmbytjet.
Kreu i Autoritetit Kombëtar të Fatkeqësive në Hungari, Gyorgy Bakondi, tha se 400 njerëz ishin duke punuar në mbrojtjet e përmbytjeve në kryeqytet, Budapest.
Ku ai tha se niveli i Danubit mund të arrijë apo edhe tejkalojë lartësinë e vitit 2002.
Dorina Bilbili/IDEA/