Nadal feston 27-vjetorin, kalon në turin çerekfinal
Tenisti spanjoll Rafael Nadal festoi në mënyrën më të mirë 27-vjetorin e tij, pas fitores tepër të lehtë ndaj japonezit Kei Nishikori. Pavarësisht se qëndroi në fushë për afro 2 orë, numri 4 i botës, ndryshe nga takimet e mëparshme, nuk pati probleme dhe arriti të triumfojë 6-4, 6-1 dhe 6-3. Nadal e theu 5 herë në shërbim kundërshtarin e tij, ndërsa vetë anuloi me sukses 3 mundësitë e vetme që pati Nishikori për të fituar një 'game me break'. Organizatorët kishin përgatitur enkas një tortë të madhe.