Juventus, ofertë të majme për Behramin

Sipas medieve italiane, menaxheri i 26 vjeçarit, Alessandro Beltrami, shumë shpejt pritet të takohet me drejtuesit e Fiorentinës për ta dëgjuar mendimin e tyre për këtë çështje.
Bianconerët janë duke e përgatitur një ofertë zyrtare për ish futbollistin e Veronës, Lazios dhe West Hamit. Gjithnjë duke iu referuar mediave italiane, ‘Zonja e Vjetër’ i ka bërë gati 13 milionë euro për ta bindur drejtorin sportiv të klubit Viola, Pantaleo Corvino, që ta lëshojë futbollistin.
Behrami është i pari në listën e të kërkuarve nga trajneri Antonio Conte. Në vend të futbollistit me prejardhje nga Drenica, ekipi nga Firenze planifikon ta transferojë mesfushorin e Sampdorias, kapitenin Angelo Palombo, i cili është në konflikt me ekipin nga liga e dytë italiane.