Alban Bushi emërohet menaxher i ekipit kombëtar
TIRANE- Alban Bushi nuk mund të qëndronte shumë kohë larg futbollit. Ish-sulmuesi kuqezi është emëruar menaxher i ekipit kombëtar, një rol që ka vetëm dy vjet që përdoret në Shqipëri.
Për Bushin bëhet fjalë për një rikthim në botën e futbollit edhe pse këtë herë si një zyrtar.
Ai ka realizuar 14 gola me fanelën e përfaqësueses, duke u renditur i dyti pas Erjon Bogdani për numrin e tyre. Bushi ka gati një vit që ka lënë futbollin, ndërsa eksperienca e tij e fundit ishte ajo me Tiranën në Superligë.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)