E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus pas Meirelesit

Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 16:35

Juventus është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Raul Meireles, ka njoftuar tabloidi anglez, The Sun.

28-vjeçari thuhet se kërkohet nga trajneri i ri i Juventusit, Antonio Conte për të përforcuar ekipin pas angazhimit të Andrea Pirlos, Retto Zieglerit dhe Michele Pazienzas, deri më tani, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Meireles konsiderohet si i vetmi sukses i aventurës së ish-menaxherit Roy Hodgsonit në Anfield Road, pasi bëri disa paraqitje të mira pas transferimit nga Porto për 11 milionë funte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›