E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gasperini, trajner i ri i Interit

Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 18:15

Inter ka emëruar Gian Piero Gasperinin për trajner të ri.

53-vjeçari Gasperini ende nuk ka finalizuar detajet e kontratës njëvjeçare, me mundësi vazhdimi për vitin e dytë, por Inter njoftoi se ai do të jetë pasardhës i Leonardos.

Braziliano Leonardo iu bashkua Interit në dhjetor, por pritet që së shpejti të emërohet si drejtor i ri sportiv në Paris St Germain.

Në komunikatën e Interit shkruante: “Gian Piero Gapserini do të jetë trajner i ri i Interit. Njoftimi zyrtar do të bëhet pas finalizimit të detajeve të kontratës. Pas kësaj, do të publikohet edhe data e prezantimit të Gasperinit”.

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka mirëpritur zgjedhjen e Giasperimit. “Jam plotësisht i kënaqur me zgjedhjen. I uroj Gasperinit sukses që do të dërgonte Interin të bëhet kampion botëror i klubeve”, tha Moratti për uebfaqen zyrtare të Interit.

Gasperini bëhet trajneri i katërt i Interit brenda një viti, pas largimit të Jose Mourinhos në Real Madrid, shkarkimit të Rafael Benitezit në dhjetor dhe largimit të pritur të Leonardos në PSG.

Gasperini udhëhoqi Genoan drejt promovimit nga liga e dytë, më 2007 dhe kualifikimit në Europa League nga pozita e pestë në Serie A, më 2009. Ai u shkarkua nga Genoa në nëntor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›